Si ndodhi grabitja nën kërcënimin e armës në Kavajë, reagon policia: Autori mori…

Një grabitje e dyshuar me armë ka ndodhur në një supermarket në Kavajë. Policia përmes një deklarate paraprake shpjegon se një person i cili ende nuk është identifikuar ka hyrë në një market dhe duke përdorur një armë , ka marrë një sasi parash.

Policia thotë se ka ngritur grupe kontrolli për kapjen e autorit, ndërkohë nuk ka të dhëna ende sa sa është sasia e parave të grabitura.

Deklarata
Rreth orës 18:40, në Qerret, Kavajë, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri, ka hyrë në një market ushqimor, ku ka marrë një sasi parash, dhe më pas është larguar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e kapjen e autorin dhe dokumentin ligjor të ngjarjes.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com