E ftuar në një emision televiziv, gazetarja Lusi Përgjegji ka sjellë hollësi rreth viktimave të shpërthimit në Lushnje ditën e premte, në një firmë prodhimesh industriale.
“Roland dhe Lidio Hoxha babë e bir, punonin si vinçierë. Për fat të keq për Lidion e premtja ishte dita e parë dhe e fundit e punës së tij në Shqipëri.
Ai kishte një muaj që ishte kthyer nga Italia, për t’ju bashkuar babait i cili edhe ai kishte shumë pak kohë që punonte në këtë kompani.
Të dy ishin punonjës me eksperiencë në drejtimin e vinçave që përdoren në impiante prodhimi.”
Lexo edhe...
Rey