Çifti serb vret 2 fëmijët e vegjël, më pas hidhen nga kati i 17-të i pallatit

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Serbi, ku dy fëmijë janë gjetur të vdekur. Sipas mediave serbe, policia ka zbuluar trupat e dy djemve në rrugën Toma Maretić në Petrovaradin.

Ngjarja është lidhur me vetëvrasjen e një çifti, të cilët u hodhën nga një pallat 17-katësh të premten rreth orës 22:00 në Bulevardin Cara Lazara 7.

Çifti i martuar, i cili nuk jetonte në pallatin ku ndodhi vetëvrasja, ishte i vendosur në një banesë në Petrovaradin. Në atë banesë ata kishin dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë të moshës tre dhe një vjeç.

Sipas informacioneve jozyrtare, pasi vranë fëmijët e tyre në banesën e tyre, ata u nisën për në Novi Sad, ku më pas zgjodhën të hidheshin nga një pallat.

Ngjarja ka shokuar opinionin publik dhe autoritetet lokale po hetojnë për të zbuluar më shumë detaje rreth kësaj tragjedie të rëndë.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com