I vuri tritol Ilir Koçiljas, identifikohet autori në Durrës (EMRI)

Aktualitet 153 Views Add a Comment

Është zbardhur ngjarja e ndodhur në 26 shkurt ku pati në shpërthim tritoli në banesën e Ilir Koçiljas, 35 vjeçarit i cili në 14 shkurt vrau me thikë fqinjin e tij Halil Koka pas një sherri për parkimin.

Mësohet se autori i vendosjes së tritolit është Florin Llana, i cili shihet në video me një kapele dhe qese në dorë, pak momente para se të vendoste tritolin në banesën e të arrestuarit për ngjarjen e rëndë.

Mësohet se Florin Llana është larguar me një automjet të marrë me qira dhe një ditë pas ngjarjes ka dalë jashtë vendit. Policia vijon me hetimet për kapjen e tij.

Njoftimi i Policisë

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 26.02.2024, në lagjen nr. 3, ku një shtetas i paidentifikuar vendosi lëndë eksplozive në banesën e një shtetasi.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, u bë i mundur identifikimi i shtetasit të dyshuar si autor i vendosjes së lëndës eksplozive.

Nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas ka dalë nga Shqipëria, një ditë pas ngjarjes.

Strukturat hetimore te Komisariatit të Policisë Durrës, pas një pune të thelluar hetimore, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, bazuar në këqyrjen e kamerave dhe në inteligjencën policore, kanë bërë të mundur idemtifikimin e autorit të vënies së lëndës eksplozive në banesën në pronësi të shtetasit L. K., ku si pasojë e shërthimit pati vetëm dëme materiale.

Nga veprimet e shpejta dhe profesionale hetimore, administrimi i provave në vendngjarje, si dhe këqyrja e kamerave, dyshohet se autori është larguar me një automjet të marrë me qira, drejt lagjes nr. 6.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u shpall në kërkim autori i dyshuar, shtetasi F. Ll., i dënuar më parë për ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin e Durrësit.

Vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com