Një ngjarje që mund të kishte rezultuar fatale, raportohet se ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Dyshohet se një vajzë e kanë hedhur nga kati i dytë i një hoteli.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se vajzën me shtetësi të huaj, e ka hedhur një mashkull, me të cilin ishin në objektin që shërben si hotel pranë Prefekturës.
Fatmirësisht vajza ka rënë mbi çadrën e lokalit që ndodhej aty pranë dhe ka shpëtuar. Në vendngjarje ka mbërritur policia e Durrësit.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:40, në rrugë, në lagjen nr. 2, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht shtetasi I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak dhe shtetasja nga Venezuela, D. L., 22 vjeçe.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë të dy të përfshirët në konflikt, të cilët po marrin asistencë mjekësore në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit.