“Kishte në pronësi 6 dylym tokë”, gazetari zbardh detaje tronditëse për vrasjen e babait nga fëmijët: Djali donte të…

Vrasja horror e 50-vjeçarit Pëllumb Meta nga Shënavlashi i Durrësit, krim për të cilin akuzohen tre fëmijët e tij Hysen, Hygerta dhe Amarildo, ishte tema e diskutimit në një emision televiziv, ku për të folur për këtë temë ishte i ftuar gazetari Spartak Koka.

Ngjarja u shpreh ai, është e mbuluar me mister për shkak të ndryshimit të versioneve, ku vetëm brenda 3 ditëve kemi pasur katë versione të ndryshëm të rrëfyer nga protagonistet e ngjarjes.

Sipas Kokës, policia po punon fortë sepse ka dyshime të forta që vrasjen ta ketë bërë djali imadh , Hyseni por do bëhet dhe eksperimenti balistik që a kishte mundësi dhe a dinte të qëllonte me arme vajza 19-vjeçare Hygerta.

“Më shumë përshtypje më bënë në brutalitetin që është përdorur në vrasjen dhe në zhdukjen e kufomës si dhe ftohtësia e sjelljes së fëmijëve dhe bashkëshortes së të ndjerit pas kryerjes së krimit”, tha Koka.

Ndaj tha ai, zbulimi i motivit të vrasjes do të zbuloj dhe vrasësin e të atit të tyre.

“Është një ngjarje horror e vërtetë ku ata për 10 ditë kanë jetuar vetëm disa metra pranë kufomës. Mënyra se si e përshkruan policia dhe familjarët e tjerë kur kontaktuan me fëmijët e viktimës të binte në sy gjakftohtësie e tyre”, thekson gazetari.

Duke iu referuar dhe deklaratave të hallës së autorit të dyshuar, Koka deklaroi se, “Pëllumb Meta kishte 6 dylym tokë në zonën që njihet si ish -sektori rinia dhe toka atje shitet me 35/40 euro metri katror”.

Sipas informacioneve, tha ndër të tjera ai, kishte 5 vite që po kërkonte ta shiste këtë pronë dhe nuk e kishte shitur dot. Ky është një element që vëllai dhe motra e viktimës e ka ngritur si një pistë të mundshme.

Motra e viktimës së Pëllumb Metës ka thënë që djali i madh, Hysenit i pëlqente dhe kërkonte të bënte një jetë luksi dhe kërkonte të kishte para nëpër duar pa u lodhur.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com