Denoncoi njerku që e për’dhunonte prej vitesh, e reja shqiptare tenton vetëvrasjen

192 Views

25-vjeçarja që të martën denoncoi njerkun e saj, shqiptarin Delin Beqiri, për abuzim e përdhunim, ka kërcënuar se do të vrasë veten.

Nga spitali psikiatrik i Nicës, Greqi, ku ndodhet orët e fundit, shqiptarja kërcënoi se do t’i jepte fund jetës, por në rrethana ende të paqarta.

25-vjeçarja “theu” heshtjen dhe denoncoi 36-vjeçarin shqiptar, pasi u nxit nga partneri i saj. Ajo vendosi të flasë dhe të tregojë atë që i ka ndodhur që në moshën 14-vjeçare.

Sipas denoncimit të saj pranë autoriteteve, shqiptari e kishte rrahur që në vitin 2013 dhe sapo ajo u bë 18-vjeçe, ai filloi ta përdhunonte.

Vajza thotë se ai e ka filmuar dhe e ka shantazhuar me veprime të pahijshme për shtatë vite. Përveç këtyre, autori përdorte dhe trafikonte drogë, të cilën e ëma e dinte.

Të martën, më datë 5 mars, efektivët e Nëndrejtorit të Sigurisë së Pireut në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Egjinë, kanë mbërritur në shtëpinë e familjes, kanë arrestuar 36-vjeçarin dhe nënën 50-vjeçare pasi në shtëpinë e tyre gjeti drogë, një sasi të madhe parash dhe armë.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com