Avokati i Leka Zogut, Aranit Roshi deklaroi se princi dhe Elia Zaharia kishin arritur një marrëveshje pas ndarjes. Ai nënjë studio televizive shpjegon edhe se si përfunduan në dhunë fizike.
“Është bërë një marrëveshje noteriale, ky të dy palët kanë rregulluar në mënyrë të detajuar zgjidhjen me datë 15.01.2024. Është depozituar në gjykatë bashkë me kërkesën e firmosur me të dyja palët.
Thjesht kanë rënë dakord, bën rregullimin e sojave që vijnë pas ndarjes, detyrimin për ushqim, banimin, ushtrimin e prindërimit, shkollimin, shpenzimet, përgjegjësinë prindërore, takimet.
Princ Leka për t’i siguruar një akomodim të mirë i ka caktuar një apartament 254 metra katrorë, në pronësi të vajzës dhe kanë kaluar edhe aktet pronësore. Derisa mamaja të martohet, ajo ka të drejtën për të gjithë jetën të jetojë në këtë banesë.
Ka të drejtën e përdorimit të banesës të pakufizuar, vetëm nëse krijon një martesë tjetër. Ka një marëveshje tjetër pronësore me një ambient tregtar me një sipërfaqe të konsiderueshme. Përgjegjësia prindërore ia kemi vlerësuar nënës.”, tha avokati.
Si përfunduan në dhunë fizike?
“Ka shkuar në datën 5 për një takim rutinë me vajzën. Në momentin që ka shkuar në dhomën e vajzës, ka qenë edhe vjehrri i tij. Ka kërkuar që ta lërë vetëm me vajzën. Nuk ka pranuar dhe ka përdorur një fjalor fyes dhe denigrues.
Ka tentuar që të ikë, ai është bërë i dhunshëm. E ka kapur prej xhupi, kemi fotografitë, është i dëmtuar në pjesën e pasme. Pastaj ka shprehur dhunë fizike duke e dëmtuar në gjymtyrë.
Më pas, ai është larguar duke zbritur shkallët dhe duke qenë se po përballet me një dhunë, ka nxjerrë telefonin për të evidentuar dhunën.
Nëse ai nuk do të regjistronte atë video, dhe nëse nëna do të bënte kallëzim penal për dhunë në familje, nuk do të ishte cudi që arrestohet princ Leka si i dhunshëm”, shtoi avokati.