“Prind i përkushtuar dhe djalë besnik”, ish-ministri hedh poshtë deklaratat e Elias se Princi ka diplomë të falsifikuar: Përfundoi një nga akademitë ushtarake më të mira në botë

Dritan Demiraj: Me Princ Lekën kam miqësi të ngushtë familjare për më shumë 22 vite.

Gjithashtu, kam patur privilegjin që të punoj ngushtë më shume se 5 vjet në familjen mbretërore.

Gjate këtyre viteve, kam drejtuar personalisht përgatitjen e tij në shume disiplina. Për tre vite me radhë, Princi me shumë përkushtim, stërvitej çdo ditë nga 5 orë për të kaluar me sukses një nga Akademitë Ushtarake më të mira dhe të vështira në botë ‘Royal Military Academy Sandhurst, të cilën na bëri krenar pasi e përfundoi me shumë sukses.

Te Princ Leka, krejt ndryshe nga shumë të njohur të tjerë, kam parë një djalë super të edukuar dhe të mençur.

Një prind të përkushtuar si askush tjetër, një djalë shumë besnik dhe të përkushtuar ndaj familjes, shokëve dhe me dashuri të madhe ndaj Kombit Shqiptar.


acdailynews.com

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com