Ngjarja në Kanada, autori vrau pa mëshirë nënën dhe 4 fëmijët e vegjël

Aktualitet 206 Views Add a Comment

Disa viktima të tjera nga vrasja në Kanada ku 6 pjesëtar të një familje u vranë brenda banesës së tyre, mes viktimave janë katër fëmijë.

Viktimat janë nëna 35-vjeçare me katër fëmijët e saj të moshave nga 2 muajsh der në 7 vjeç (një djalë shtatë vjeç , dy vajza katër dhe dy vjeç, si dhe një foshnjë dy muajshe).

Viktima e gjashtë është një i afërm i familjes, 40 vjeç. Ndërkohë babai i fëmijëve shpëtoi nga sulmi.

Aktualisht ai po merr ndihmë mjekësore në spital. Policia thotë se viktimat kanë marrë plagë nga një thikë dhe sende të tjera të mprehta.

Fillimisht u raportua se autori vrau viktimat me armë zjarri. Por në përditësimin e fundit policia rrëzoi skemën që autori të ketë përdorur armë zjarri.

Sipas policisë, pesë nga gjashtë viktimat (nëna dhe 4 fëmijët) sapo kishin ardhur nga Sri Lanka në Kanada.

Lidhur me rastin policia ka arrestuar një person, pasi dyshohet të jetë përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, e cila ka tronditur Kanadanë. Sakaq hetuesit kanë përjashtuar pistën për dhunë dhe krim brenda familjes.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com