Po pastronte rrugët, makina përplas për vdekje punonjësen në Delvinë

Një punonjëse e Pastrimit dhe Gjelbërimit në bashkinë Delvinë ka humbur jetën ditën e sotme.

fustane me qera

Shkëndijë Halili, 58-vjeçe ka qenë duke pastruar rrugët e Delvinës kur u përplas nga një makinë në orët e para të mëngjesit.

Ajo u transportua në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës, por nuk arriti që të mbijetojë pasi kishte pësuar dëmtime të mëdha në kokë dhe në këmbë.

Policia ka shoqëruar në Komisariat shoferin, Mateo Rustemi 30 vjeç

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com