Sherr në makinë/ Gruaja del, shqiptari e qëllon dhe i jep fund vetes

Aktualitet 183 Views Add a Comment

Një 52-vjeçar, shqiptar i Maqedonisë së Veriut ka qëlluar me armë një 30-vjeçare serbe në Preshevë dhe më pas ka vrarë dhe veten.

Sipas mediave serbe, dyshja kanë qenë bashkë në makinë dhe pas një debati mes tyre vajza ka zbritur nga makina dhe ka tentuar të largohet, sipas mediave serbe.

Pas kësaj 52-vjeçari ka qëlluar disa herë drejt saj, ndërsa më pas ka qëlluar dhe veten. Vajza e plagosur rëndë është dërguar në Qendrën

Shëndetësore në Vranjë, e më pas e shoqëruar me autoambulancë është transportuar në Qendrën Mjekësore Universitare në Nish. Shqiptari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com