“Sot duhej të festonte”, koleget në lot për vdekjen e 58-vjeçares: E dhimbshme!

Aktualitet 129 Views Add a Comment

Shkëndije Halili, punonjësja e Pastrimit dhe Gjelbërimit në bashkinë Delvinë, humbi jetën sot në ditën Ndërkombëtare të Gruas.

58-vjeçarja sapo kishte nisur punën në orën 5 të mëngjesit kur një 30-vjeçar e përplasi me makinë.

Kolegët e 58-vjeçares me lot në sy i shprehin ngushëllime familjes, dhe thonë se një pjesë e zemrës së tyre u ka ikur sot.

Shumë e dhimbshme është por nuk di se çfarë të them aq më tepër që ndodhi në një ditë si kjo. Asaj i takonte që të dilte të festonte si të gjitha nënat e tjera shqiptare.

Fati donte kështu. Nuk kam fjalë ishte një grua e mrekullueshme një shoqe e mirë, një grua punëtore e kishim krah në punë. Një gjymtyre e jona është shkëputur nga ne. Nga gjithë kolektivi jonë. Nuk kam fjalë.

Ishte e papritur për ne. Secili punonte në sektorin e tij në mëngjes në orën 4 e 30 ka dalë nga shtëpia, na vjen lajmi në orën 6 që e ka përplasur makina.

Na dhembte sa nuk ka më na ka ikur një pjesë e zemrës. Vajti 1 vit me ne që po punonte. Qe shumë vajzë e mirë e dashur me të gjitha.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com