Gazetari: U paguan 3 milionë euro për të vrarë Ervis Martinajn

Gazetari Ferdinand Dervishi ka folur për të shumëkërkuarin e drejtësisë, i shpallur i zhdukur që prej gushtit të 2022, Ervis Martinaj.

Dervishi tha në “Report Tv” se janë paguar 3 milionë euro për eleminimin e tij, ndonëse pikëpyetja e madhe është se kush i ka paguar dhe cili është fati i Martinajt.

“Në Shqipëri kanë qenë më të ulëta se 10 mijë euro për njerëz të kategorisë së fundit. Për Vis Martinaj janë paguar deri në 3 milionë euro.

Kjo histori është shumë përvëluese. Kemi një ministër që e pyesin gazetarët dhe nuk jep dot përgjigje. Është një histori përtej fuqisë së ministrit.

Janë të përfshira disa grupe kriminale. Dhe bëhet fjalë çështje realisht përtej fuqive të ministrave dhe drejtorëve.

Policia ka qenë prapa me këtë ngjarje”, tha Dervishi.

Më tej ai mori rastin e një prej personave më të rrezikshëm Julian Sinanaj.

Dervishi u shpreh se Sinanaj u arretsua se u kap me një arsenal të vogël armësh që i bënte vetë dhe më pas vrasjet i kryente si një njeri që ishte marrë gjithë jetën me atë punë.

Dervishi tha se edhe persona nga maja e politikës kanë qenë të interesuar për shërbimet e tij.

“P.sh Julian Sinanaj pasi u arrestua, iu kap një arsenal i vogël armësh, që ai i bënte vetë. Por rast i tij ishte shumë i veçantë.

Vrasjet i kryente si njeri që ishte marrë gjithë jetën me atë punë. Në momentin kur u shfaq në Shqipëri dhe u mor vesh se ka ardhur një vrasës i tillë në Shqipëri, kërkesat ndaj tij kanë qenë të shumta.

Edhe persona nga maja e politikës kanë qenë të interesuar për shërbimet e tij. Pastaj nuk është realizuar”, u shpreh Dervishi.

TAGGED:
Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com