Tronditëse! Automjeti merr përpara qytetarin me biçikletë, dyshohet se…

Aktualitet 131 Views Add a Comment

Një aksident u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Lushnjë-Çermë, duke lënë pas një person të plagosur.

Policia sqaroi se shtetasi B. Z., 65 vjeç, udhëtonte me biçikletë në momentin kur u godit nga një automjet tip Benz.

“Sot me datë 09.03.2024 rreth orës 07:40 në aksin rrugor “Lushnjë-Çermë”, shtetasi A. R., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin B. Z., 65 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar biçiklisti, shtetasi B. Z., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com