Mikea Zaka ka pranuar autorësinë e krimit në Itali, ku mbeti i vrarë një i ri shqiptar dhe u plagosën 3 të tjerë. Zaka u dorëzua në polici, në prani të avokatit të tij, ndërsa rrëfeu ngjarjen.
Ai tha se ishte vetëmbrojtur, pasi të parët që kishin qëlluar me armë ndaj tij ishte viktima, Kasem Kasmi.
“Ervini dhe Kaseni ishin ata që më sulmuan, unë qëllova për t’u mbrojtur. Hodha armën nga ura mbi lumin Cosa në Via Verdi”, tha ai.
Dy shqiptarët e tjerë që ndodheshin me të janë shpallur në kërkim. Ndonëse u tha se ai me viktimën janë zënë për një vajzë, prokuroria nuk i beson kësaj piste.
Rey