Nisi në rrjetet sociale, doli nga shkolla/ Si u vra 19-vjeçari në Fier?

Një nxënës i vdekur pas një sherri që nisi në rrjetet sociale.

Zbardhen detaje të reja për vrasjen që ndodhi mesditën e sotme në qendër të qytetit të Fierit. Viktima është Grei Bihuci.

19-vjeçari që mbeti i vdekur këtë të hënë, pasi u qëllua me thikë nga Florjan Muka në qendër të Fierit.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se sherri mes tyre nisi në rrjete sociale dhe më pas degradoi në përleshje fizike.

Policia ka arritur të ndalojë autorin 18-vjeçar pas ngjarjes, i cili është dërguar në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Një 20-vjeçar që ndërhyri për ta shpëtuar ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com