Rikthehet bora në juglindje të Shqipërisë!

Pranvera ka rikthyer reshjet e borës në zonat malore të juglindjes së vendit.

Në lartësitë mbi 1300 metra trashësia e borës ka arritur nga 5-8 cm, përfshirë këtu edhe majën e Bigllës në afërsi të fshatit turistik të Dardhës.

Reshje bore ka patur edhe në aksin Shtyllë-Mashkullorë aty ku ka qenë pothuajse e njëjta trashësi ndërkohë që bore ka pasur edhe në të njëjtat lartësi të fshatrave të thellë të Voskopojës e Lekasit.

Aksi rrugor i Dardhës aktualisht është i kalueshëm pa probleme, ndërkohë që në rrugët e tjera përfshirë dhe ato të njësisë administrative Lekas e Vithkuq nuk janë paraqitur probleme në qarkullimin e mjeteve.

Burime zyrtare thanë se nuk ka patur probleme përsa i përket furnizimit me energji elektrike përfshirë dhe fshatrat e zonave malore Gorë e Moglicë.

TAGGED:
Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com