Shkolla në të cilën vazhdonte 19-vjeçari Grei Bihuci, i cili u vra ditën e sotme me thikë, ka bërë një postim prekës.
Në postim theksohet se dhimbja e lotët e shokëve për të janë të pashtershme për të. 18-vjeçari Florjan Muka pas një sherri me Bihucin, e ka qëlluar atë me thikë duke e plagosur rëndë.
Por rrugës për në spital, Bihuci i është dorëzuar plagëve të marra dhe ka humbur jetën.
Postimi i Plotë:
Me hidhërim të thellë njoftojmë se bangave të shkollës sonë, shokëve, mësuesëve, prindërve dhe dy motrave, do ju mungojë Grei Bihuci, ky djalë i dashur, shembullor, i zgjuar dhe i papërtuar për të marrë dije.
Dhimbja dhe lotët janë të pashtershëm për ty Grrei. I shprehim ngushëllime të përzemërta familjarëve të Greit! Qofsh i paharruar në zemrat tona.