“E njohim autorin”, zbardhet dëshmia e dy vëllezërve që u plagosen me thikë në Durrës: Erdhi në lokalin ku ishim ne dhe…

Mbrëmjen e djeshme është regjistruar një incident ku janë plagosur dy vëllezër, Klajdi dhe Marvin Bashhysa.

Ngjarja u regjistrua mbrëmë më lagjen nr. 5 ku pas një konflikti situata ka agravuar deri në përdorimin e armëvë të ftohta.

Dy të plagosurit 38 dhe 35 vjeç ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën ndërsa njëri ka marrë plagë në mushkëri dhe tjetri në krah.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një prej autorëve të dyshuar, Rejdi Furxhiun.

Ndërkohë sot janë zbardhur dëshmitë e vëllezërvë të cilët janë shprehur se ndodheshin në lokal dhe në një moment u është bashkuar autori i plagosjes.

Ata më tej kanë shtuar se e njohin Furxhiun dhe se më pas janë konfliktuar por pa zbuluar motivin e ngjarjes.

“Ishim në lokal. Në një moment më pas erdhi edhe Rejdi. E njohim. Aty filluam të konfliktoheshim”, kanë thënë për hetuesit dy vëllezërit, pa dhënë sqarim për motivin e konfliktit.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com