Mbi 100 plumba në Shkodër, Policia: Efektivi dhe kunati janë ndjekur për disa orë

Të paktën 111 plumba janë qëlluar ndaj efektivit të policisë dhe kuantit të tij në atentatin e dështuar mbërmjen e së martës.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në rrugë që kanë kaluar të plagosurit dhe ka krijuar bindjen se ata janë ndjekur nga autorët që në momentin që kanë dale nga shtëpia.

Në makinën e autorëve janë gjetur njolla gjaku, ku dyshohet se një prej tyre është plagosur nga plumb rikoshet

Atentati ndaj punonjësit të policisë Gjergj Ndërshtiqaj dhe kunatit të tij Gjon Nika duket një skeme e mirfillitë kriminale.

Policia ka bindjen se makina Renault me 4 autorë e ka ndjekur gjatë gjithë ditës policin Gjergj Ndërshtiqaj dhe kunatin e tij Gjon Nika deri në finalizimin e sulmit.

Ora News shkruan se se punonjësi i policise ka shpjegur para hetuesve intenerarin e lëvizjes para atentatit.

Ai ka treguar se gjatë së mërkurës ka pritur vizita për 1 vjetorin e humbjes nga jeta të gjyshës së tij.

Pasi ka mbaruar të gjitha ritet, ai ka dalë me kunatin Gjon Nikën për të konsumuar kafe.

Por sapo janë afruar në lokal një makine Renault ka ndaluar më shpejtësi dhe ka hapur sulm mbi dy personat.

Teksa janë dëgjuar të shtenat e para punonjësi i policisë ka tentuar të nxjerr armën e shërbimit që mbate në çantë por nuk ka mundur pasi një nga plumbat e ka prekur në dorë.

Nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitë dyshohet se 4 autorët kanë pasur veshje fosforishente si ato të policisë.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com