E donin vetëm të vdekur! Kush është Gentian Bejtja dhe vrasjet ku është përfshirë?

Aktualitet 193 Views Add a Comment

Ditën e sotme në fshatin Larushkë, u vra me kallashnikov ish-polici i burgjeve Gentian Bejtja.

Ai është një emër i njohur për policinë, një person me precedent të mëparshëm penal si dhe i arrestuar pasi u gjet me arsenal armësh në banesë.

Ai është hetuar edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj, në shkurt 2013.

Bejtja u bë i njohur me 26 shkurt të vitit 2013, një ditë pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, në rrugën “Petro Korçari”, fare pranë banesës së tij.

Gentian Bejtja është shoqëruar më parë edhe për dy atentate, atë të vrasjes së Ilias Çalit në autostradën Tiranë-Durrës, në prill të 2022-it dhe atentatit ndaj Marklen Hakës në qershor po të vitit të shkuar, por nuk u gjetën prova për ta fajësuar si autor të dyshuar.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com