Ditën e sotme një ekzekutim mafioz në Fushë Krujë solli vdekjen e Gentian Bejtjas.
Një ish-polic burgjesh i cili prej kohësh kishte zgjedhur të kalonte në anën e krimit. Vrasja ndodhi pikërisht në shtëpinë e tij, një breshëri plumbash që përfundoi me gjak.
Autorët janë ende mister për policinë por e kundërta është për viktimën, një emër i mirë dëgjuar për autoritetet.
Bejtja në të kaluarën kishte mundur t’i shpëtonte 3 atentateve ndaj tij, si dhe rezulton një emër i përfshirë në një ser ngjarjesh kriminale.
Megjithatë ai nuk është dënuar asnjëherë për shkak të mungesës së provave të mjaftueshme. E me një numër të lartë akuzash dhe “armiqsh” është e vështirë të krijohet një pistë fikse nga hetuesit.
Gentjan Bejtja u përfshi në përplasje të forta me vëllezërit Valter dhe Durim Bami që pas zhdukjes së Enver Stafukës në vitin 2015, i cili kishte zbardhur shumë ngjarje kriminale.
Ndërkohë, Bejtja është dyshuar si i përfshirë edhe në atentatin ndaj Marklen Hakës në vitin 2019, ku mbeti e vdekur halla e tij. Edhe me Hakën, Bejtja ka pasur përplasje të forta.