Tre fëmijë dhe nëna e tyre vdiqën si pasojë e një zjarri që ra në një apartament në Bolonja të Italisë.
Viktima është një 32-vjeçare me origjinë rumune, ndërsa fëmijët e vdekur duket se janë binjakë rreth dy vjeç dhe vëllai i tyre gjashtë vjeç.
Makinat e policisë ndërhynë në vendngjarje për të ndihmuar zjarrfikësit, me ekipet e mjekësisë ligjore dhe një ekip të lëvizshëm për hetime.
Një qark i shkurtër i shkaktuar nga një ngrohës elektrik mund të jetë shkaku i zjarrit që shpërtheu gjatë natës në via Bertocchi, në periferi të Bolonjës, ku humbën jetën tre fëmijët e vegjël dhe nëna e tyre.
Lexo edhe...
Rey