Fushe Kruje- Një grup hetimor po punon për të zbardhur autorët dhe motivin e ekzekutimit të Gentian Bejtaj pasditen e 15 marsit 2024 në oborrin e banesës së tij, në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.
Ish-polici, i cili i kishte shpëtuar tre herë atentateve, – i fundit ai i korrikut të një viti më parë – jetonte larg shtëpisë së tij – por dje kishte shkuar të takonte të ëmën e cila jetonte e vetme, ndërsa fëmijët dhe bashkëshorten e kishte dërguar jashtë.
Armiqtë mesa duket e kishin mbajtur nën vëzhgim 43 vjeçarin. Besohet se informatori ka qëndruar ditë natë pranë shtëpisë së tij, për muaj më rradhë.
Burimet bëjnë me dije se ai u qëllua me 30 plumba nga një distancë e afërt. Pjesa më e madhe e plumbave e ka kapur në fytyrë dhe në trup.Dyshohet se 4 persona kanë marrë pjesë në atentat.
Për këtë ngjarje mbrëmë është shoqëruar në polici, Valter Bami, i cili u arrestua si autor i dyshuar edhe për atentatin ndaj Bejtjas në 4 korrik të 2023 por më pas u la në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ pasi nuk u gjetën prova se kishte lidhje me këtë krim.
Kush është Gentian Bejtja
Gentian Bejtja, një ish polic burgjesh, që më herët ishte pjesë e botës së errët.
Në 9 janar të vitit 2022 Gentian Bejtja ish polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31-vjeçar, Klodian Stafuka në makinë me të.
Bejtja ishte njëri nga njerëzit që piu kafe me Enver Stafukën, pak minuta para se ky të rrëmbehej dhe të zhdukej në mes të Fushë-Krujës, natën 8 shkurtit 2015.
I njohur si ish-mik i Durim Bamit, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, 42-vjeçari Gentjan Bejtja ka qenë i dyshuar për një seri ngjarjesh jo vetëm në zonën e Fushë-Krujës. Në shtator të vitit 2016, ndaj tij u bë një atentat me tritol.
Bejtja po udhëtonte me makinën e tij tip “Tuareg”, në fshatin Nikël të Krujës, kur nga poshtë mjetit shpërtheu eksplozivi që e dëmtoi rëndë në këmbë.
Më herët i u përfol që së bashku me Enver Stafukën kishin vjedhur makinën me të cilën u krye vrasja e kryekomisar Dritan Lamajt 24 shkurt 2013.
Por me vendim gjykate Betja dhe Stafuka u shpallën të pafajshëm me 13 nëntor 2013, pasi u vlerësua se nuk kishte prova të mjaftueshme për dënimin e tyre për akuzën e vjedhjes në bashkëpunim.
Po për mungesë provash, ai u la i lirë dhe dhe në vrasjen e Ilias Çalit në autostradën Tiranë-Durrës, në prill të 2022-it dhe kur qëlluan Marklen Hakën.
Lajmi ne perditesim…