“Po thuaj o baba faleminderit”, babai i Sara Gjordenit flet për akuzat e të bijës: Do ta ndjek penalisht

Artur Gjordeni, një person që pretendon të jetë babai i Sara Gjordenit, pasi mohoi akuzat e bëra nga kjo e fundit e cila ishte shprehur më herët se i ati kishte dashur ta helmonte në moshë më të vogël, së fundmi ka paralajmëruar ish-banoren e “BBVIP 3” se do ta ndjekë penalisht.

Duke hedhur poshtë pretendimet e Sarës e cila ishte shprehur më herët se i ati nuk e kishte kërkuar kurrë, Artur Gjordeni shprehet se ka qenë vetë e bija që nuk kishte dashur ta takonte.

“Po thuaj o baba faleminderit, për kulturë, për njerëzillëk se fundja fare ajo vajza ime është, unë nuk e shaj. Po me këto që ka bërë ose t’u përgjigjet këtyre gjërave ose do ta ndjek penalisht.

Pasi u ndava me të ëmën, gjykata vendosi se çdo ditë të parë të muajit dhe të fundit Sara kishte takim me mua. Kam shkuar e kam kërkuar, më dilte vjehrri më dilte më thoshte e kam çupën time”– u shpreh ai.

Mes të tjerash ka treguar se ishte përpjekur ta takonte të bijën edhe në shkollë por nuk e kishte lënë drejtoresha dhe më vonë, ishin përhapur fjalë se ai e kishte ‘terrorizuar’ Sarën.

“Kur ka qenë në shkollë kam shkuar të takoj, drejtoresha më tha nuk kam nge të bredh nëpër gjyqe me nusen tënde. Vjen ish-gruaja ime nga Greqia hap fjalë se kam shkuar unë dhe kam terrorizuar çupën.

E kam kërkuar nuk më ka ardhur, para 4 vjetësh i kam dërguar edhe avokat tek gjyqi dhe nuk ka pranuar të dilte.

Kur ishte 17 vjece Sara konkurroi për miss globe por pa firmën e 2 prindërve nuk konkurronte dot. Erdhën e mu lutën si qeni për t’ja dhënë firmën”– shtoi Arturi.

Ditë më parë, në një intervistë për “Ftesë në 5”, ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, rrëfeu se nuk e ka takuar kurrë të atin, por di episodet e dhunës së tij ndaj nënës, tentativa për helmim dhe rrëmbim.

Sara tregoi se babai iu largua kur ishte vetëm 2 vjeçe dhe se ka dashur ta rrëmbejë kur ka qenë fëmijë, ndër të tjera e ka përndjekur për 4 vite me radhë në rrjetet sociale.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com