Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshmë në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj ku humbën jetën tragjikisht katër persona. Ditën e sotme janë publikuar foto të tre nga katër viktimat.
Makina tip “Mercedes Benz”, që po lëvizte me shpejtësi humbi kontrollin dhe u përplas me dy automjete të tjera.
Nga përplasja humbi jetën Riza Rrapaj i cili ishte shofer i Benzit dhe çifti Lavdosh dhe Lefteri Begaj të cilët po udhëtonin me makinë tip “Toyota”. Nga aksidenti humbi jetën edhe 90-vjeçarja, Afërdita Begaj.
Aksidenti tragjik në Tepelenë, publikohen fotot e tre viktimave
90-vjeçarja vdiq në vendngjarje ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë rrugës për në spitalin e Gjirokastrës dhe një i katërt humbi jetën sapo hyri në sallën e operacionit.
Të palgosur rëndë janë edhe Lavdie Meta dhe Jani Meta të cilët ndodheshin në makinën e tretë që u përfshi në aksident.
Të dy janë transportuar fillimisht për në Spitalin e Gjirokastrës për t’u trajtuar, por më pas janë nisur drejt Tiranës pasi ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.