Një aksident tragjik i mori jetën dy të rinjve shqiptarë mbrëmjen e 16 marsit në Itali.
Ata ishin duke drejtuar një BMW të zezë e cila ishte raportuar e vjedhur, shoferi humbi kontrollin e mjetit duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë me dy të vdekur dhe një të plagosur.
Njëri prej viktimave është identifikuar si Marin Kola 23-vjeç nga fshati Troshan.
Mediat bëjnë me dije se i riu kishte vajtur vetëm prej disa kohësh në Itali pasi kryesisht qëndronte në Shqipëri.
Makina tip BMW e zezë, me të cilën po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur.
Njëri prej shqiptarëve ka mundur të dalë nga dritarja, kurse 23-vjeçari Kola dhe një tjetër kanë qenë brenda në mjet kur është përfshirë në flakë, e për pasojë kanë humbur jetën.
Lexo edhe...
Rey