‘Je dele e Ramës’! Plas tek Ligjet, tone të larta dhe debat mes deputetëve

Jeta e qetë parlamentare duket se nuk është kthyer ende tërësisht. Në Komisionin e Ligjeve ka patur tensione mes deputetëve.

Deputeti socialist Toni Gogu, gjatë seancës ka përmendur aksionin opozitat, gjë që ka acaruar deputetin Asllan Dogjani.

Demokrati ka përplasur dorën në tavolinë dhe e cilësoi Gogun si ‘dele’ të Edi Ramës dhe me tone të larta i kërkoi të mos merret me punët e brendshme të opozitës.

Pjesë nga debati:

Tonin Gogu: Ju vini nga një aksion i mahnitshëm opozitar, për të cilin falënderoj vetëm Bardhin, i cili shkoi, ju gjeti, ju mori, ju solli dhe bëri shumë mirë që ne të debatojmë.

Asllan Dogjani: Je dele e Edi Ramës ti, more vesh apo jo.

Gogu: Zoti Dogjani, s’të përmenda. Mund të më thuash cila ishte fyerja ime? Të lutem! Fyerjet po i zë ti në gojë. Kujdes! Me shumë kujdes!

Dogjani: Ore vazhdo me procedurën, s’ke punë me ne

Gogu: Të lutem mos më dhuno, jam në hapësirën time rregullative për të diskutuar. Pse kërceni?! Ne ju dëgjojmë. Shumë që keni ardhur, të debatojmë.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com