Një episod i përgjakshëm ka ndodhur ditën e djeshme në Afantou të Rodosit, Greqi.
Konkretisht gjatë karnavaleve, për arsye ende të panjohura një i ri shqiptar i moshës 17-18 vjeç ka plagosur me thikë një 25-vjeçar grek. Ai është dërguar menjëherë në spital për të marrë shërbimin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe sipas mediave greke tashmë kanë proceduar me arrestime.
Karnavalet janë ndalur dhe njerëzit tashmë janë larguar nga sheshi i fshatit.
Një hetim nga policia e Archangelos për gjetjen dhe kapjen e autorëve është në zhvillim e sipër.
Rey