Atentatet dhe vrasjet e fundit të ndodhura në Shqipëri kanë shqetësuar mbarë opinionin publik, përveçse ministrin e Brendshëm, Taulant Balla. Këtë javë kanë ndodhur disa atentate, plagosje dhe ngjarje të rënda kriminale.
Por ndërkohë që nxiton të reklamojë arritjet e policisë, ministri i suksesshëm Balla nuk ka thënë asnjë fjalë për atentatin mafioz me 35 plumba të së premtes ndaj Gentian Bejtjes, i cili u vra në Fushë-Krujë.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka folur për ekstradimet e personave të arrestuar që janë në kërkim nga drejtësia. Ai është shprehur se detyra e Policisë së Shtetit është të zbardhë çdo ngjarje kriminale dhe të vendosë para drejtësisë fajtorët, duke bërë çdo përpjekje për t’i parandaluar.
“Detyra e Policisë së Shtetit është të zbardhë çdo ngjarje kriminale dhe të vendosë para drejtësisë fajtorët, duke bërë çdo përpjekje për t’i parandaluar. Fajtorët mund të fshihen për një kohë, brenda dhe jashtë vendit, por Policia e Shtetit duhet t’i gjejë kudo që të struken dhe t’i vendosë para drejtësisë.
Për këtë qëllim duhet punë e pandërprerë hetimore dhe bashkëpunim me agjencitë partnere dhe me qytetarët, informacionet e të cilëve janë shumë të vlefshme. Katër persona të kërkuar nga drejtësia janë ndaluar/ekstraduar gjatë 24 orëve të fundit”, shkroi ministri Balla në rrjetet sociale.
Pra këto ngjarje, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka heshtur, duke mos thënë asnjë fjalë, pasi e kupton që vendi zien nga krimi dhe ndërkohë policia e tij shkon më pas për të mbledhur gëzhojat, ndërkohë që autorët kanë ikur në drejtim të paditur.