“Bejtja tentoi të ikte kur pa ekzekutorët”/ Ish-prokurori: Ja pse “i forti” i Larushkës, nuk u bë i penduar i drejtësisë

fustane me qera

Ish-prokurori Eugen Beci ka folur mbi ekzekutimin e Gentjan Bejtjas më 15 mars në Larushkë të Fushë Krujës.

Beci tha se arsyeja përse në Fushë Krujë ka shumë persona me precedentë kriminalë është fakti se këta të fundit ndihen më të sigurt në atë zonë pasi policia nuk ka kontroll të fortë.

“Në atë zonë mblidhen persona të kërkuar nga e gjithë policia për faktin e thjeshtë se duket se policia nuk ka një kontroll të fortë në atë territor prandaj do duhet kontroll më i shtuar në atë territor.

Nuk është kontrolli vetëm nëpërmjet forcave policore të dukshme, janë edhe mundësitë e përgjimeve”-tha ish-prokurori.

Më tej duke komentuar atentatin që solli vrasjen e Gentjan Bejtjas, ish-prokurori tha se 43 vjeçari nuk mund të kërkonte ndihmën e policisë edhe pse e dinte se ishte nën shënjestër, pasi nëse kërkonte ndihmë do t’i duhej të kthehej në të penduar të drejtësisë dhe të tregonte gjithçka dinte mbi ngjarje të shumta kriminale.

“Ka menduar se banesa është vendi më i sigurt për t’u mbrojtur. Fakti që ka pasur edhe 2 tentativa të tjera për ta vrarë e kanë vënë në alert duke u kujdesur me format e mënyrat e tij pa kërkuar ndihmën e shtetit.

Të kërkoje ndihmën e shtetit, do duhej që ai të kthehej në person të penduar, të tregonte të gjitha ngjarjet kriminale për të cilat kishte dijeni dhe të merrej në mbrojtje nga shteti”– shtoi Beci.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com