Një aksident është regjistruar në autostradën Thumanë-Milot, në afërsi të Fushë Mamurrasit.
Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë makina ka përfunduar në një kanal përmbys.
Të plagosur nga ky aksident kanë mbetur tre persona.
Të lënduarit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
“Laç/Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Lezhë-Tiranë”, shtetasi G. D., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Audi A5” dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte ky shtetas, njëri prej tyre 18 vjeç dhe 2 të tjerët 17 vjeç, të cilët po marrim mjekim në spitalin e Kurbinit”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e aksidentit.