Policia parandalon ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me mina me telekomandë. Me 2 mina me telekomandë, të fshehura në trup nga Fushë Kruja në drejtim të Lezhës, për t’ua shitur grupeve kriminale, ndërhyrja në kohë e Policisë vë në pranga 24-vjeçarin.
Sekuestrohen 2 mina (me lëndë plasëse C4), me telekomandë për shpërthim në distancë.
Shërbimet e Policisë e kanë lokalizuar në afërsi të Milotit, Arkil Selimin. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas i montonte vetë minat, me qëllim shitjen grupeve kriminale.
Në përfundim të veprimeve të para procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Rey