Zbardhen detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri që janë regjistruar sot rreth orës 11:15 në Durrës.
Si pasojë e një konflikti të çastit Arber Hoxha ka plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën Enidor Dedjen.
Autori është larguar nga vendngjarja, shenjat e plumbave janë të qarta.
“Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur
identifikimin e autorit të dyshuar shtetasit A. H., 30 vjeç, banues në Durrës dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij”, njofton policia.
Lexo edhe...
Rey