Sulmin me armë zjarri në një sallë koncertesh në Moskë, qytetarët që ishin të pranishëm e përshkruajnë si një akt terrorist.
Ata thonë se kanë parë persona të armatosur që qëllonin njerëzit.
Ndërkohë pas të shtënave me armë zjarri brenda sallës ka pasur edhe shpërthime, duke bërë që godina të përfshihet nga flakët.
Nuk ka një numër të saktë të viktimave, por deri tani raportohet për dhjetëra të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur.
“Dëgjuam të shtëna, nuk e dinim se çfarë ndodhi në fillim. Pastaj pashë disa terroristë që gjuanin njerëz!
Ata hodhën drejt nesh disa bomba benzine, gjithçka filloi të digjej. Dera e daljes ishte e mbyllur, kështu që shkuam në bodrumin e lokalit, ku pritëm për të na shpëtuar”.
Rey