Plagosja me armë zjarri në Shijak, policia zbardh ngjarjen e rëndë: Arrestohet pronari i dyqanit, dy të tjerë në kërkim… (Detajet)

Është zbardhur ngjarja e rëndë në Durrës ku gjatë përplasjes me armë mes dy personave dhe pronarit të një dyqani për pjesë këmbimi u plagos një 36-vjeçar që ndodhej në biznes.

Njoftimi i policisë:

Shijak/Zbardhet plagosja me armë zjarri e 36-vjeçarit.

Vihet në pranga pronari i dyqanit për pjesë këmbimi, ku ndodhi ngjarja.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë që dyshohet se e ka përdorur pronari i dyqanit, gjatë konfliktit.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 2 shtetasve që plagosën me armë 36-vjeçarin, i cili ndodhej në dyqan, gjatë konfliktit.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në drejtimin e Prokurorisë, në vijim të hetimeve

të thelluara për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në një dyqan për pjesë këmbimi, në Shijak, arrestuan shtetasin A. D., 27 vjeç, banues në Xhafzotaj (pronari i dyqanit ku ndodhi ngjarja).

Po në vijim të veprimeve hetimore, u bë shpallja në kërkim e shtetasve A. H., 30 vjeç dhe Xh. P., 33 vjeç, të dy banues në Durrës. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com