Shkoi për të prerë dru, 65-vjeçarit i ndodh e papritura në pyll

Aktualitet 177 Views Add a Comment

Një banor i fshatit Symizë në Bashkinë e Maliqit rreth 65 vjeç mësohet të ketë shkuar për të prerë dru në pyllin e këtij fshati dhe në kthim me një barrë dru në krahë duke ecur ka gjetur vdekjen.

Burime të siguruara pranë policisë lokale thanë se i moshuari vuante nga probleme kardiake.

Trupi i 65-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit të Korçës ku dhe po kryhet autopsia për të mësuar dhe shkakun e vdekjes.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com