E rëndë/ 23-vjeçari plagos me thikë të vëllain në Pogradec, zbardhen detajet e para

Aktualitet 169 Views Add a Comment

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Pogradec, ku shtetasi me inicialet S. SH., i moshës 23-vjeç ka plagosur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 25 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.

Mësohet se S.SH. aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.03.2024, rreth orës 08:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në banesë, gjatë një konflikti, shtetasi S. Sh., 23 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 25 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.

Shtetasi S. Sh., aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com