I ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla i cili foli për eklipsin hënor të datës 25 mars dhe ndikimin tek të gjitha shenjat e zodiakut specifikisht.
“Ky eklips hënor ka të bëjë me marrëdhëniet personale, me punën dhe karrierën, udhëtimet gjithashtu. Fokusohet drejtpërsëdrejti në fushën e marrëdhënieve dhe partneriteteve, të cilat tashmë po kalojnë një vështirësi të madhe gjatë gjithë kësaj kohe.
Edhe një herë, Hëna e plotë vjen për t’i dhënë një formë më përfundimtare gjërave dhe ndoshta shënon mbylljet përfundimtare në disa cikle marrëdhëniesh për të gjitha shenjat” tha Jorgo në fillim të bisedës, duke shtuar se eklipset janë të vlefshme për të paktën gjashtë muaj.
Eklips tjetër i rëndësishëm është dhe ai i Diellit, i cili nis me datën 8 prill, që së bashku me të Hënës, do të na shoqërojnë deri në muajin Shtator. Po si do të ndikojë eklipsi hënor në shenjat e zodiakut përgjatë kësaj jave?
Dashi
Eklipsi i Hënës së Plotë që ndodh më 25 mars në shenjën polare të Peshores do të “ndriçojë” problemet që ekzistojnë në marrëdhëniet tuaja, të cilat do t’ju shtyjnë të merrni vendime serioze. Nëse mendoni se ndarja është zgjidhja e vetme, nuk keni nevojë ta vononi atë më shumë, pasi vetëm ndaheni nga e kaluara.
Një dashuri e re do t’ju ngrohë zemrën dhe do t’ju mbyllë të gjitha plagët. Megjithatë, eklipsi favorizon edhe financat tuaja, të cilat do të marrin një rrugë në rritje Duhet të shmangni ngrindjet e këtyre ditëve.
Lidhjet që kanë të bëjnë me Gaforre apo me Ujor, duhet patur kujdes që të zgjidhin problematikat, ky është momenti. Këto tre ditë duhet të jeni të vëmendshëm që të merrni vendime të sakta. Në fushën e dashurisë, udhëtimet janë në favorin tuaj.
Demi
Eklipsi Hënor aktivizon boshtin tuaj të punës dhe shëndetit dhe sinjalizon ndryshime në këto zona. Nëse keni bërë shumë përpjekje në punën tuaj deri më tani, mund t’ju duhet të ngadalësoni, pasi është koha për të rikuperuar dhe pushuar në mënyrë që të mos e sforconi trupin tuaj.
Nëse jeni nga ata që kërkojnë perspektiva të reja, eklipsi do t’ju sjellë propozime që mund të mos ju emocionojnë, por duhet t’i shfrytëzoni ato, veçanërisht nëse keni probleme financiare. Përurimi i eklipsit mund të lidhet me një romancë të re, zyrtarizimin e një lidhjeje serioze apo edhe zgjidhje të përhershme në një vend tjetër.
Binjakët
Eklipsi hënor në shenjën e Peshores, do të rezultojë pozitiv për shenjën tuaj, pasi do t? shkaktojë zhvillime në jetën tuaj emocionale. Formalizimi i një lidhjeje serioze do të jetë me përparësi, një dashuri e re apo edhe një ndarje do të marrë gjithë interesin tuaj.
Nëse merreni me profesione artistike ose me biznes, gjatë kësaj periudhe do të keni një përfitim të madh, i cili do t’ju ndihmojë të rregulloni tepricat financiare. Mund t’ju sjellë edhe të ardhura nga burime të fshehura, të cilat do t’ju nevojiten për një investim të rëndësishëm.
Në sektorin emocional, partneri do t’ju ofrojë një ndjenjë më të madhe sigurie, ndërsa nëse jeni beqarë mund të rindezni një dashuri nga e kaluara ose t’i dorëzoheni një tundimi të ri. Lidhjet me Luan dhe Peshk janë më të mirat.
Gaforrja
Jeni veçanërisht “të ndjeshëm” ndaj eklipseve, pasi Hëna është sundimtari juaj, i cili ndikon në emocionet dhe psikologjinë tuaj. Eklipsí hënor, i cili do të ndodhë më 25 mars, do të sjellë ndryshime si në fushën profesionale ashtu edhe në mjedisin tuaj familjar dhe do t’ju duhet të mobilizoni t? gjitha forcat p?r të shmangur zhvillimet e pakëndshme, Ky eklips është një mburojë mbrojtëse, por edhe ju duhet të bëni më të mirën.
Eklipsi p?rmirëson dukshëm të gjitha punët tuaja dhe ju jep mundësinë të rivendosni çdo humbje dhe dëmtim, Me ndihmën e njerëzve të besuar, partnerit tuaj dhe perëndeshës së fatit, jeta juaj do të marrë një ecuri lart, ndërsa sa i takon dokumentave, keni rezultatet e dëshiruara. Në fushën shpirtërore Dash dhe Shigjetar janë lidhjet më të mira.
Luani
Sundimtari juaj, Dielli, merr pjesë në dy eklipse gjatë këtij viti, që shënon edhe ndryshime të rëndësishme në jetën tuaj për ju. Këto ndryshime mund të jenë disi të vështira, por patjetër do t’ju sjellin perfitime, të cilat do t’i kuptoni me kalimin e kohës. Eklipsi hënor që ndodh më 25 mars ju nxit të ndryshoni kursin dhe drejtimin dhe të kërkoni shtigje të reja, edhe nëse kjo do të thotë të shkëputeni nga zakonet tuaja.
Ndoshta lëvizja në një qytet apo vend tjetër garanton një të ardhme më të mirë që nuk mund ta injoroni. Përveç kësaj, eklipsi garanton sukses absolut në punët tuaja profesionale dhe financiare. Lidhjet që kanë të bëjnë me Akrep dhe Dash janë më të mirat.
Virgjëresha
E dashur Virgjëreshë, rrjedha e financave, e cila ka qenë veçanërisht shqetësuese kohët e fundit për ju, ndikohet nga eklipsi hënor që do të ndodhë më 25 mars. Fenomeni do të shkaktojë ndryshime në të ardhurat dhe shpenzimet tuaja dhe kjo do të thotë se duhet të përgatiteni për zhvillime pozitive apo negative.
Nëse keni teprica financiare, do të ishte mirë t’i rregulloni, në mënyrë që të mos ketë pasoja. Eklipsi i Hënës së plotë nuk përjashton hyrjen e të ardhurave të reja, të cilat mund të vijnë përmes një propozimi të ri biznesi.
Eklipsi ju lejon të vlerësoni me maturi perspektivat e reja dhe të kërkoni një pozicion që premton perspektiva të ndritshme. Edhe jashtë vendit mund t’ju ofrohet një karrierë e shkëlqyer, ndërkohë që është e mundur të ndiqni një dashuri të madhe në një vend tjetër. Disa lidhje bëhen serioze dhe madje mund të ketë një bashkim familjar.
Peshorja
Ky eklips ju fton të bëni sqarime dhe ndryshime në marrëdhëniet dhe partneritetet tuaja. Sigurisht, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht fundi i një partneriteti apo një ndarje, përkundrazi, ndoshta disa ndryshime konsiderohen të nevojshme, që të ketë konsolidim dhe përmirësim.
Veç kësaj, fakti që Hëna e plotë nuk formon aspekte negative do të thotë se tashmë vështirësitë i përkasin së shkuarës dhe mbeten disa detaje për të përfunduar rinovimin rrënjësor. Përveç kësaj, eklipsi është fundi i një situate të vështirë, çlirimi përfundimtar nga një problem që ju shqetëson prej disa kohësh ose përfundimi i nje shit-blerje të rëndësishme.
Akrepi
Eklipsi Hënor shënon mbylljen e një kapitulli në jetën tuaj dhe fillimin e një të riu. Edhe nëse kjo do të thotë të humbasësh një vend pune, kjo nuk është një kohë për “rënkime” por për riorganizim. Sigurisht që ky muaj mund të mos ketë perspektivat më të mira për ju, por është një muaj kalimtar për një rrugë të re.
Ky eklips i veçantë nuk sugjeron veprim, por relaksim dhe pritje, pasi në çdo rast nuk mund të ndikoni në zhvillimet. Kujdes mos lejoni që ngjarjet t’ju mposhtin dhe të krijojnë probleme të mëtejshme për shëndetin tuaj.
Eklipsi mund t’ju hapë shtigje të reja dhe t’ju çojë drejt një partneriteti të ri, i cili do t’ju mbulojë më shumë se çdo gjë tjetër. Përveç kësaj, ka shumë gjasa t’ju sjellë një dashuri të re ose të shkaktojë zhvillime pozitive në marrëdhënien që mbani. Lidhjet më të mira janë me Dem, Shigjetar dhe Peshk.
Shigjetari
Kjo javë që do të shënojë fundin e përpjekjeve tuaja për të realizuar ambiciet tuaja dhe fillimin e një trajektoreje në rritje, e cila do të zhvillohet me hapa të shpejtë.
Njohjet që do të bëni gjatë kësaj kohe do të jenë veçanërisht të vlefshme dhe ka mundësi që përmes ambientit tuaj miqësor të krijoni një lidhje romantike premtuese, në rast se jeni beqarë. Eklipsi konfirmon një fillim të ri profesional që do t’ju sjellë përfitime të konsiderueshme financiare.
Bricjapi
Gjatë kësaj kohe do të arrini të përfundoni përpjekjet për zhvillimin tuaj profesional dhe të shihni rezultatet e para pozitive. Nëse i përkisni Bricjapëve të papunë, duhet të merrni parasysh propozimet e reja që do të lindin, pasi Marsi, i cili vijon rrugën e tij retrograde, mund t’ju joshë në punë që nuk ju përshtaten dhe nuk plotësojnë kualifikimet tuaja.
Ky fenomen do të sjellë një stabilitet të ri në jetën dhe marrëdhëniet tuaja, ndërsa në të njëjtën kohë mund t’ju inkurajojë të filloni një aktivitet profesional individual që do t’ju mbulojë plotësisht.
Ujori
Ky eklips është një fenomen që do të jetë veçanërisht pozitiv për ju, pasi do t’ju japë mundësinë të ndiqni eksperienca të reja, të cilat mund të vijnë nëpërmjet zyrtarizimit të një marrëdhënieje ose nëpërmjet zhvillimeve që lidhen në një farë mënyre me botën e jashtme.
Nëse tashmë keni ndërmarrë hapa për një lëvizje karriere, ka mundësi që gjatë kësaj kohe të merrni lajme të mira dhe të zhvendoseni në një gytet apo edhe një shtet tjetër. Në çdo rast, sinjalizon një mjedis të ri shtëpiak ose familjar dhe kjo mund të nënkuptojë krijimin e familjes tuaj, bashkëjetesën me partnerin ose kërkimin e një shtëpie të re.
Peshqit
Do lidhet shumë ky eklips hënor me anën financiare të Peshqve. Në periudhën e ardhshme do t’ju duhet të krijoni ekuilibra të rinj dhe të gjeni një mënyrë për të shlyer borxhet që mund t’ju shkaktojnë nje problem serioz nëse i shpërfillni. Ndoshta shitja e një prone do të jetë një zgjidhje që do t’ju çlirojë duart.
Ky eklips mund të nënkuptojë edhe rikthimin e një dashurie të vjetër, apo krijimin e një marrëdhënie dashurie ku do të mbizotërojë pasioni.
Nëpërmjet njohjeve të reja apo propozimeve profesionale do te arrini të vini në pah talentet tuaja dhe të krijoni këndvështrime të reja, ndërsa në fushën emocionale do të bëni njohje që do të zhvillohen pozitivisht gjatë rrugës. Shenjat më të mira të kombinueshme janë me Dash, Peshore dhe Ujor.