“S’është momenti për hakmarrje”/ Nga djali te reagimi i ish-partneres, flet miku i Meritonit dhe zbulon si qëndron e vërteta

Gazetari Arbër Zeka, miku i Meritonit, në një lidhje direkte sot për ‘Shqipëria Live” foli për rrëfimin tronditës të Meritonit dy netë me parë për djalin e tij.

Zeka tha se Meritoni ka pasur vështirësi për të qenë pranë familjes dhe se lidhja me ish-partneren nuk ka qenë e shëndoshë. Sa për reagimin e ish-bashkëshortes së Meritonit, ai tha se nuk është momenti për hakmarrje.

“Unë e kam pasur rastin ta takoj djalin e Meritonit. Nuk dua të futem në raportin mes çiftit, por Meritoni ka pasur vështirësi gjatë gjithë kohës. E ka pasur të pamundur me qenë pranë fëmijës.

Mua ma ka thënë vonë, gjatë udhëtimit në Amerikë në muajin maj vitin e shkuar. Në avion ma ka thënë këtë, ofertat me u fut në Big Brother i ka pasur që te Big i parë dhe e ka pasur në plan këtë kauzë.

Nëse më lejohet shkurt dhe qartë. Lidhja nuk ka qenë e shëndoshë, nuk do shumë koment. Duhet me pas maturinë, lidhja nuk ka qenë e shëndoshe se të ishte ndryshe..hakmarrja nuk është gjëja më e mirë në këtë pikë”-tha miku i Meritonit.

Meritoni tronditi me rrëfimin e tij gjatë mbrëmjes së shtunës për djalin, ku tregoi për herë të parë se vuan nga autizmi. Meritoni tha se djalin e tij e takoi për herë të parë kur ai ishte dy vjeç, pasi nuk mund të udhëtonte sepse nuk kishte vizë.

Mes lotësh, Meritoni tha se kauza e tij brenda Big Brotherit është pikërisht autizmi dhe nëse do të fitonte çmimin e madh, gjysma do të shkonte për djalin e tij, gjysma për fëmijët e tjerë me autizëm.

Ai tha se ka muaj që nuk e takon sepse ish-partnerja nuk e lejon. Për këtë, ai i bëri dhe një kërkesë publike, duke i kërkuar që t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet për djalin e tyre. Kjo histori përloti moderatorin Ledion Liço dhe banorët e tjerë.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com