Stuhia më e fortë diellore në 6 vite sot godet Tokën, ja çfarë do ndodh me qiellin

Një stuhi e fuqishme gjeomagnetike ose ndryshe stuhi diellore e nivelit G4 goditi sot (24 mars 2024) planetin tokë.

Kjo konsiderohet të jetë stuhia më e fortë diellore në gati 6 vitet e fundit.

Sipas Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës Amerikane, stuhia e fortë goditi tokën, por theksohet se nuk duhet të ketë asnjë arsye për shqetësim apo panik.

Zonat e prekura nga goditja gjeodinamike janë në Amerikën e Veriut, ndërsa shkalla G4 mund të shkaktojë probleme me kontrollin e tensionit të energjisë, si dhe me disa sisteme të rrjetit dhe satelitët.

Ndërkaq ka mundësi që banorët e zonave më të prekura nga kjo stuhi të shohin ngjyra të ndryshme në qiell. Fenomeni, sipas shërbimit, do të zgjasë deri nesër në mesditë.

Çfarë është stuhia gjeomagnetike

Fenomeni i shoqëruar me ndryshime të papritura dhe dinamike në fushën magnetike të Tokës. Stuhia diellore ose gjeomagnetike shkaktohet nga shpërthimet intensive të plazmës nga sipërfaqja e Diellit në hapësirë.

Si rezultat i një stuhie gjeomagnetike, ka ndryshime të shpejta në parametrat e erës diellore. Stuhia gjeomagnetike është një nga elementet që formojnë të ashtuquajturin moti hapësinor, i cili ndikon në disa nga teknologjitë e përdorura në Tokë.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com