Tronditëse! Ekonomistja i jep fund jetës tragjikisht pasi u kap duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit

Bota 159 Views Add a Comment

 

Policia angleze ndaloi një 26-vjeçar e cila drejtonte mjetin e saj Audi në mënyrë të pakontrolluar, disa ditë më parë. Tre ditë pas kësaj, 26-vjeçarja është gjetur e pajetë në banesën e saj.

Marina Watters u gjet pa jetë në shtëpinë e saj nga policia në Norfolk në verilindje të vendit, pas shqetësimeve se nuk ishte paraqitur në punë.

Marina ishte akuzuar 3 dit me parë se drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe pritej të dilte para gjykatës një muaj më vonë. 

Në seancë u tha se Marina, gjatë qëndrimit në paraburgim, kishte kryer edhe një konsultë me psikologun në komisariat, i cili tha: Ajo dha përgjigjet e kërkuara nga pyetësori. Ishte e penduar, e përlotur dhe i vinte keq për gabimin.

“Nuk bënte fjalë për vetëvrasje apo vetëlëndim. Ishte vetëm e shqetësuar që nuk mund të merrte makinën për të shkuar në punë apo për të vizituar gjyshërit, për t’i ndihmuar me pazarin”, tha ai.

Marinës pas lirimit i ishin dhënë adresat e agjencive që mund t’i jepnin ndihmë për gjendjen e saj psikologjike.

Pas vdekjes familja e Marina e përshkruante atë si ajo që mbante lidhur rrethet shoqërore dhe që ëndërronte të bëhej një ekonomiste e certifikuar.

“Ajo ishte gjithçka për mua, shkëmbi ku mbështetesha. Nuk e di si do të bëj përpara pa të,” tha vëllai i saj  Michael ‘Mikey’ Watters.

Mikey gjithashtu nxiste të gjithë ata që kishin probleme psikologjike  të shpreheshin dhe të kërkonin ndihmë

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com