Një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada”.
Ngjarja e rëndë është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për Prishtinën Agron Borovci, raportojnë mediat në Kosovë.
“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë.
Sinjali mëson ekskluzivisht se se dy të dyshuarit janë vëllezërit Naim Berisha 39-vjeçar dhe Ahmet Berisha 29-vjeçar.
E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes grupit të të dyshuarve Berisha në njërën anë dhe grupit të viktimës në anën tjetër.
Në përleshje e sipër është përdorur edhe arma e zjarrit, ku si pasojë mbeti i vrarë Egzon Haziri, teksa plagë mori edhe një person që ishte me të, si dhe një kalimtare e rastit.
Përpos Egzon Hazirit, 30-vjeçar, që humbi jetën nga plagët e marra, tre të plagosurit tjerë janë Zejnie Gashi 48-vjeçare, Lum Halimaj 25-vjeçar dhe Bilall Kqiku 25-vjeçar.