Katër persona u gjetën të vdekur dhe shtatë të tjerë u plagosën nga një sulm me thikë në disa zona në Illinois në SHBA.
Një vajzë 15-vjeçare, një grua 63-vjeçare, një burrë 49-vjeçar dhe një burrë 22-vjeçar humbën jetën nga incidenti dhe pesë të tjerë të plagosur
u transportuan në spitalet lokale me lëndime të rënda,tha Departamenti i Policisë Rockford në një njoftim për shtyp të mërkurën në mbrëmje.
Autor i sulmit dyshohet se është një 22-vjeçar i cili ndodhet në paraburgim.
Sipas policisë vendase jo të gjitha viktimat ishin therur me thikë, por as nuk kishin ndonjë plagë me armë zjarri. Ende nuk dihet se si viktimat e tjera vdiqën apo u plagosën, shkruan CNN.
Policia u bëri thirrje banorëve që të shikojnë kamerat e tyre për çdo pamje video që lidhet me incidentet dhe të paraqesin çdo provë në polici ose në mënyrë anonime përmes ndaluesve të krimit në zonën e Rockford.