Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjte në Bulqizë, ku mësohet se një 50-vjeçar elektriçist është transportuar menjëherë drejt spitalit, pasi ka rënë kontakt me korentin.
I lënduari është Avdyl Duriçi, i cili mësohet se po punonte për riparimin e një linje elektrike, kur ka ndodhur incidenti. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen zbardhjen e plotë të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Me datë 28.03.2024, rreth orës 13.15, shtetasi A.D., rreth 50 vjeç, me profesion elektriçist, duke punuar për riparimin e një linje elektrike, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka mbetur i lënduar.
50-vjeçari, është transportuar menjëherë drejt
spitalit, ku po trajtohet me asistencë mjekësore.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.