Një grua u kap në aeroport ndërkombëtar në qytetin kinez, Guangzhouduke duke u përpjekur të kontrabandonte. Ajo arriti në aeroportin e tretë më të madh të vendit dhe u bë dyshuese pasi nuk
mundi ta ngrinte valixhen e saj në skaner.
Gjithashtu makina zbuloi anomali të çuditshme dhe doganierët ndërhynë menjëherë.
Pas inspektimit, autoritetet e doganës gjetën pako që përmbanin më shumë se 400 insekte. Shumë nga insektet ishin të gjallë dhe kërkonin një rrugëdalje nga valixhe por gruaja i kishte fshehu nën një paketë me ushqime.
Po ashtu doganierët numëruan 11 lloje të ndryshme, shumë prej tyre ekzotike, si brumbulli goliath.
Asnjë nga insektet e përmendura nuk mund të gjendet në Kinë dhe një shërbim i specializuar u thirr menjëherë në aeroport.
Gjithashtu ekipet e Zbatimit të Kufirit dhe Doganave atje kanë dyfishuar kontrollet në vitet e fundit për të luftuar tregun në rritje për kafshët shtëpiake ekzotike.