Pluhuri ‘mbytës’ mbulon Shqipërinë

Aktualitet 150 Views Add a Comment

Ditën e sotme vendi ynë, sipas Shërbimit Meteorologjik do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugore si pasojë e depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan.

Pritet afrimi gradual nga Europa perëndimore e një qendre të thellë të presionit të ulët e cila duke kaluar mbi Afrikën e Veriut do të

transportojë mbi Europën kryesisht juglindore sasi të larta të pluhurit (me origjinë nga rëra e shkretëtirës së Saharasë).

Kombinuar më temperaturat e larta kjo situatë do të krijojë ndjesinë e ajrit “mbytës”, ndonëse kjo situatë është përsëritur shpesh herë edhe në të kaluarën mbi vendin dhe nuk është një fenomen i ri.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com