Kanë përfunduar në pranga nga policia 4 autorët e përfshirë në vrasjen e 18-vjeçarit Aurelio Dervishi mbrëmjen e 31 marsit në Shkozë, Tiranë.
Gjatë një konflikti midis dy grupe të rinjsh, mbeti i vrarë me thikë në kraharor Aurelio Dervishi i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.
Informacionet e fundit bëjnë me dije se sherri ka ndodhur për një vajzë.
Dy grupet kanë qenë duke udhëtuar me dy makina, ndërsa grupi i autorëve i ka bërë shenjë mjetit ku udhëtonte viktima që të ndalonte, më pas ndodhi tragjedia.
Katër autorët janë arrestuar në zonën e Farkës në Tiranë, ndërsa në momentin që ndodhi krimi ata u larguan nga vendi i ngjarjes.
Sipas informacioneve të para mësohet se të rinjtë janë të moshës 16 vjeç.
Lexo edhe...
Rey