“Unë e kam bërë këtë krim për të…”, ekspertja tregon historinë tronditëse si gruaja vrau burrin e saj: E bëri për t’u vetëmbrojtur

Eksperte e çështjeve sociale, Rajna Kovaçi ka rrëfyer në një emision televiziv, se si gratë që kishin kryer krime dorëzoheshin vetë në polici.

Sipas Kovaçit, shumicën e krimeve gratë e kanë kryer për vetëmbrojtje dhe për të mbrojtur fëmijët e tyre.

“Ato zonja kishin nevojë të shpreheshin, të flisnin, dhe unë kam kaluar orë të tëra me to. Ato kishin kryer krime dhe dorëzoheshin vetë, ndërsa burrat ikin dhe shkojnë në drejtime të paditura.

Gruaja ka shkuar ka denoncuar duke thënë se “unë e kam bërë këtë krim për të shpëtuar fëmijët edhe veten”.

Në asnjë mënyrë nuk dua t’i justifikoj, por gratë shqiptare durojnë kaq shumë saqë nuk ka në botë që të durojë kaq shumë, pa shkuar në botën arabe, apo aziatike, nuk merremi me atë pavarësisht se kanë shumë ndikim në kulturën tonë sa i përket

këtij mentaliteti por problemet janë rrëqethëse dhe ato në një farë mënyre kanë mbijetuar”, u shpreh ekspertja e çështjeve sociale, Rajna Kovaçi.

Ajo solli edhe një rast të rëndë duke thënë se “për t’u vetëmbrojtur ajo ka vrarë burrin e saj, ka kryer krimin. Edhe kjo nuk ishte një lloj justifikimi sepse ka mënyra të tjera”.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com